38 vjeçari humb jetën nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjashtë qytetarë e kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit, në Shqipëri.
Viktimat janë një qytetar nga Vlora 38-vjeç, një qytetar nga Pogradeci 68-vjeç, një qytetar nga Elbasani 70-vjeç, një qytetar nga Durrësi 79-vjeç, një qytetar nga Tirana 83-vjeç dhe një qytetar nga Fieri 86-vjeç.
Nga 2 mijë e 506 testime të kryera janë konfirmuar 120 raste të reja me COVID-19, ndërsa 171 qytetarë janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Janë 5 mijë e 178 raste aktive me COVID-19 në Shqipëri./21Media

Back to top button