5 mënyra si të trajtoni djegien nga dielli në kushte shtëpie

Një nga “mankthet” më të mëdha të plazhit është djegia nga dielli dhe për pasojë rrjepja e lëkurës. Ju duhet të keni parasysh se rrezet e diellit nga ora 12 deri në 16 pasdite janë shumë të dëmshme për lëkurën, ato do t’ju djegin dhe rrezikoni të prekeni nga kanceri i lëkurës.

Ja disa mënyra që ju ndihmojnë të trajtoni të djegurat nga dielli:

Pini ujë: Djegia e lëkurës çon në dehidratim, gjë e cila çon në dhimbje të trupit dhe të kokës.

Pini ujë dhe lëngje detoksifikuese për t’u hidratuar

Pini një pilulë qetësuese: Ajo do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll inflamacionin dhe dhimbjet.

Aspirina do të ishte një zgjidhje e mirë, pijeni 1 orë para se të flini. Bëni dush me ujë të ftohtë: përdorni një sapun të butë me efekte qetësuese dhe shpëlahuni me ujë të ftohtë.

Bëni kompresa të ftohta: Merrni një napë dhe lageni me ujë të ftohtë. Vendoseni atë në zonat ku jeni djegur dhe ndjeni dhimbje.

Përdorni tërshërë: Në vaskë me ujë të ftohtë hidhni 2 gota tërshërë dhe rrini për 15-20 minuta. Më pas thajeni lëkurën me një peshqir pambuku pa u fërkuar.

Përdorni qumësht: Lageni një napë më qumësht të ftohtë dhe vendoseni në zonat e djegura më shumë. Qumështi qetëson inflamacionin dhe për pasojë lëkura do të jetë më pak e kuqe dhe më pak e ënjtur.

Përdorni xhel Aloe Vera: Kjo bimë ka veti qetësuese dhe rigjeneruese. Vendoseni xhelin e Aloe Veras në frigorifer për ta përdorur atë sa më të ftohtë.

Përdorni uthull molle: Me një napë lyeni zonat e djegura më shumë. Uthulla ka veti të fuqishme anti-inflamatore.

Back to top button