5 mijë 795 raste aktive me Covid-19
Aktualisht në Kosovë të regjistruar me Covid-19 janë 5 mijë 795 raste. Dje u konfirmuan edhe 279 raste të reja me Covid-19, kurse janë regjistruar edhe 31 pacientë të shëruar.
Vazhdon të ketë raste të vdekjes së shkaktuar nga covid-19. Dje u regjistruan pesë raste Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç).
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Prizren 32 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Podujevë 10 raste, Rahovec 9 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Junik 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Novobërdë, Obiliq dhe Skenderaj./21Media