5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Në Kosovë janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19, nga 400 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 170.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 59.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 829 mijë e 262 doza të vaksinës.
Deri më sot 823 mijë e 154 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 102 mijë e 804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button