515 raste aktive me koronavirus në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 515.
Në raportin e fundit, nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa nga 2 mijë e 140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 83./21Media

Back to top button