Moti në Maqedoni

 
Moti sot në Maqedoninë e Veriut në lugina do të jetë me paraqitje të mjegullës dhe vranësirave, ndërkaq gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira të vogla, të cilat në pjesën perëndimore do të jenë më të mëdha, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8 kurse maksimalja do të jetë prej 17 deri në 22 gradë.
Në Shkup gjatë mëngjesit moti do të jetë erë jugperëndimore.
Temperatura minimale do të ulet në 4 kurse maksimalja do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.
Mot stabil dhe kryesisht i ngrohtë do të na shoqërojë deri të premten, ndërkaq në lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës dhe vranësirave të pakta.
Reshjet e shiut do të paraqiten të shtunën dhe të dielën të cilat do të shoqërohen edhe me erë të fortë veriperëndimore.
Të dielën priten edhe rënie të temperaturave./21Media

Back to top button