Aktualisht në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 55 pacientë me Covid-19.  Prej tyre 30 pacientë janë në oksigjenoterapi kurse 12 në gjendje të rënde.

Siç bëhet e ditur nga ky spital gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 pacientë.

Ndërsa nga sa i përket stafit të këtij spitali, me koronavirus janë infektuar 5 mjekë, 13 infermierë dhe 2 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19./21Media