57-vjeçari gjendet i vdekur në kamionçinë, dyshohet se u vra nga pasagjeri

 

Një 57-vjeçar u vra pasditen e sotme në Gjirokastër. Viktima i identifikuar si G.S, 57 vjeç, u gjet i pajetë në aksin rrugor rural Polican-Suhë, në mjetin e tij tip kamionçinë.

“Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta” njoftoi policia.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se viktima ka qenë duke udhëtuar së bashku me autorin e vrasjes në makinë dhe pas një konflikti të çastit ai e ka goditur për vdekje me sende të forta 57-vjeçarin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka arritur të identifikojë autorin e ngarjes dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij por për arsye hetimore policia nuk bën me dije të dhëna të autorit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën.

Dyshohet se autori mund të jetë fshehur në fshatin Dritë ose Ngoran.

Të dy fshatrat janë në zonën kufitare me Greqinë dhe policia ka ngritur grupe kontrolli të shtuara edhe në akset rurale./oranews

Back to top button