59-vjeçarja plagoset në oborrin e shtëpisë

Të shtëna që mendohet se kanë ardhur nga një aheng familjarë kanë lënduar 59-vjeçaren në Tetovë e cila ka qenë e ulur në oborrin e saj në rrugën JNA. E njëjta është dërguar në spitalin klinik, ku i është ofruar ndihma e parë, ndërsa gjatë ditës së sotme është lëshuar në shtëpi për kurim të mëtutjeshëm.
Kirurgu Visar Xhaferi thotë se pacientja është paraqitur në spital në ora 17:30 minuta dhe ka pasur që plagë të hapur në pjesën e majtë të kraharorit.
“Pas orës 17:30 minuta ishte paraqitur një paciente e cila kishte një plagë të hapur me plumb me armë zjarri. Pacientja eshte trajtuar nga kirurgët kujdestar por pasi që plumbi ishte në torakal në pjesën e kraharorit u ftuam edhe ne. Plaga ishte ne gjirin e majtë edhe kishte një plagë të hapur disa centimetra edhe neve na mbet ta mjekojmë plagën”- deklaroi Visar Xhaferi – mjek kirurg.
Nga nga SPB Tetovë thonë se janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
“Rreth orës 18:30 është denoncuar një rast në sektorin për punë të brendshme në Tetovës, ku në oborrin e shtëpisë nga një plumb i pa destinuar është plagosur një grua 59 vjeçare, me iniciale S.SH. ”- deklaroi Fatmir Rexhepi – zëdhënës SPB Tetovë.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në rrugën 107 ku një qytetarë është goditur në krahë nga një plumb, por për fat të mirë nuk ka marr lëndime trupore dhe rastin nuk e ka paraqitur as në Sektorin për Punë të Brendshme. Vite më parë një fëmijë 10 vjeçar në Gostivar humbi jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga një dasmë.
Ndryshe dënimet për gjuajtje me armë zjarri janë fillojnë nga 200 deri në 500 euro dhe vetëm nëse lëndohet dikush atëherë rasti kalon në vepër penale./TV21

Back to top button