6 fëmijë të vrarë pasi helikopterët e ushtrisë qëlluan në shkollë

Të paktën gjashtë fëmijë u vranë dhe 17 u plagosën kur helikopterët e ushtrisë së Mianmarit qëlluan një shkollë në Mianmar të premten.
Sipas mediave lokale dhe banorëve, shkolla e cila strehohej në një manastir budist u qëllua për shkak se ushtria besonte se ajo po përdorej nga rebelët nga Ushtria e Pavarësisë Kachin (PDF) si bazë, transmeton rtv21.tv.
Dhuna në Mianmar filloi pasi ushtria përmbysi qeverinë në fillim të vitit të kaluar./21Media

Back to top button