650 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 650 raste aktive me COVID-19.
Komunat me numrin më të madh të rasteve aktive me virusin janë Prishtina me 167 raste, Ferizaj me 62, Gjilani me 61, Prizreni me 56, Klina me 31 e të tjera.
Dje në Kosovë janë konfirmuar 40 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 39 testime. Ndërsa janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 451./21Media

Back to top button