Arrestohet një 83-vjeçar në Skënderaj

Një 83 vjeçar në Skënderaj është arrestuar sot nga Policia e Kosovës ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-dega Skenderaj, kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale “Vjedhje të shërbimeve ’’.
Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, pasi që dënimi me burg ka qenë i zëvendësuar me gjobë, pala ka paguar gjobën e
përcaktuar me ligj.
“Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Skenderaj është duke
realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata”, njofton Policia e Kosovës./21Media

Back to top button