9 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar 9 raste të reja me Covid-19.
Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 10 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.741 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.114 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.486 pacientë. Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 141, raporton TV21./21Media