9-vjeçarja detyrohet nga stafi i shkollës të hajë ushqimin nga koshi i mbeturinave

Ky është momenti kur një vajzë 9-vjeçare detyrohet të hajë nga një kosh mbeturinash pasi ajo hodhi ushqimin e padëshiruar.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë vajzën duke hedhur ushqim në koshin e mbeturinave, më pas një zonjë e tërhoqi atë dhe e fshiu me një pecetë.
Punonjësja e shkollës nga Palm Elementary School në Lorain, Ohio, shihet më pas duke lëvizur mbi tryezën e vajzës dhe duke i kthyer asaj ushqimin dhe e “detyron” atë ta hajë, sipas një avokati që vepron për familjen e saj.
Sipas mamasë LaTosha Williams, e reja u sëmur pasi e hëngri atë, gjë që përfundoi duke humbur punën e saj sepse duhej të kujdesej për vajzën e saj në shtëpi.
Shkolla e qytetit Lorain publikoi pamjet të mërkurën pasi LaTosha u ankua në shkollë, transmeton rtv21.tv.
Ajo tha se vajza e saj kishte “ndryshuar” dhe kishte frikë të kthehej në shkollë.
Ajo tha për 19 News “Kjo fjalë për fjalë e përmbysi gjithë familjen time. Ajo ka ndryshuar në shtëpi. Ajo nuk sillet njësoj. Ajo as që dëshiron të shkojë në shkollë”.
Distrikti shkollor tha se drejtori mori ankesën e LaTosha, por nuk arriti të vepronte në përputhje me të.
Raportet tani thonë se drejtori dhe anëtarja e stafit të përfshirë janë shkarkuar.
Jeff Graham, mbikëqyrës i shkollave të qytetit Lorain, tha “Çdo shkelje e dinjitetit dhe respektit të nxënësve tanë nuk do të tolerohet./21Media

Back to top button