90 të vdekur nga përmbytjet në Iran

Të paktën 90 persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet në të gjithë Iranin.
Operacionet e ndihmës janë duke u zhvilluar, tha të mërkurën për agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA, shefi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit (IRCS), Pir-Hossein Kolivand, transmeton rtv21.tv.
Përmbytjet, të cilat filluan në Iran dy javë më parë dhe u shkaktuan nga fenomeni i musonit, kanë prekur 24 provinca në të gjithë vendin./21Media

Back to top button