Mbyllet edicioni i parë i Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu”

16-27 nëntor ishin ditët e rezervuara për edicionin e parë të Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu”.
“Moisiu” është bashkë-organizim i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Shqiptar në Shkup, Teatri Kombëtar i Shqipërisë dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
“Mbyllë perden festa e madhe e teatrit shqiptar! Një ëndërr e kahmotshme u bë realitet – Edicioni i parë i Festivalit të Teatrit Shqiptar MOISIU i bashkë-organizuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar në Shkup, Teatri Kombëtar i Shqipërisë dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” u mbyll sonte!”, bëhet e ditur në njoftim.
Çdo natë nga ora 19:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup mbi 300 krijues të teatrove shqiptare paraqiten produksionet teatrore nga Prishtina, Tirana, Shkupi, Ferizaji, Shkodra, Tetova, Prizreni, Korça, Gostivari e Presheva për një numër rekord të shikuesve!
Trofeun e MOISIU-t sivjet e fituan:
Shfaqja më e mirë: Tri Motrat – Teatri Shqiptar Shkup
Regjia më e mirë: Qendrim Rijani – Tri Motrat
Aktori më i mirë: Sotiraq Bratko – Tregtari i Venedikut
Aktorja më e mirë: Ilire Vinca – Babi dhe Babai
Aktorja/roli i dytë më e mirë: Elia Zaharia – Ivanov
Aktori/roli i dytë më i mirë: Alfred Trebicka – Ivanov
Artisti i ri më i mirë: Kosovare Krasniqi – Babi dhe Babai
Skenografia më e mirë: Beqo Nanaj – Tregtari i Venedikut
Kostumografia më e mirë: Sofi Kara – Ivanov
Kompozitori më i mirë: Trimor Dhomi – Tri Motrat
Çmimi i dramës shqipe: Babi dhe Babai – Jeton Neziraj
Ndërsa çmimin e karierës organizatorët e ndanë Post Mortem për aktorin Luran Ahmeti!
Edicionin e radhës të “Moisiut” e pret Tirana në nëntor të vitit 2023./21Media

Back to top button