Biden foli me familjen e pengjeve të liruar

(Lajm i përditësuar)


Biden foli me familjen e pengjeve të liruar 

Presidenti i SHBA Joe Biden foli me telefon të premten me familjen e dy amerikanëve të liruar nga Hamasi pas 14 ditësh të mbajtur peng.

“Sot pasdite, Presidenti foli me telefon me familjen e dy amerikanëve të liruar sot pasi u morën peng nga Hamasi gjatë sulmit të tmerrshëm terrorist kundër Izraelit”, tha Shtëpia e Bardhë.

Judith Tai Raanan dhe vajza e saj, Natalie Raanan, u liruan nga Hamasi më herët të premten. Ata kishin qenë duke vizituar Izraelin jugor nga zona e Çikagos kur grupi nisi sulmet e tij më 7 tetor.


Biden i lumtur për lirimin e dy pengjeve amerikane

 

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të lirimit të amerikanëve Judith dhe Natalie Raanan, duke thënë se ai është “i gëzuar” që “së shpejti do të ribashkohen me familjen e tyre”.

Ai tha se qytetarët amerikanë të mbajtur peng nga Hamasi që nga 7 tetori “kishin duruar një sprovë të tmerrshme këto 14 ditët e fundit”, duke shtuar se ata do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane.

Biden falënderoi qeveritë e Katarit dhe Izraelit që kanë punuar së bashku për të siguruar lirimin e tyre, dhe tha se qeveria e tij po punonte “gjatë gjithë ditës” për të liruar qytetarët amerikanë të marrë peng nga Hamasi.

“Si president, nuk kam prioritet më të lartë se siguria e amerikanëve të mbajtur peng në mbarë botën”.


Zyrtarët izraelitë konfirmojnë lirimin e pengjeve amerikane

Zyrtarët izraelitë kanë konfirmuar për BBC se dy pengjet amerikane, Judith dhe Natalie Raanan janë liruar nga Hamasi.

Nëna dhe vajza u morën peng nga Hamasi në Kibbutz Nahal Oz, në Izraelin jugor, më 7 tetor.


Hamasi liron dy pengje amerikane!

Dy pengje amerikane, një nënë dhe vajza e saj, po lirohen nga Hamasi, sipas një personi të njohur me negociatat dhe një burim diplomatik.

Të dy i janë dorëzuar Kryqit të Kuq dhe janë “në rrugëdalje”, tha një burim i njohur me negociatat. Ata janë liruar për “arsye humanitare” sepse nëna është në gjendje të keqe shëndetësore, tha i njëjti burim, raporton CNN, përcjell portali rtv21.tv

Është e paqartë nëse ata do të largohen nga Gaza në Egjipt apo Izrael.

Është rezultat i negociatave mes Katarit dhe Hamasit që filluan pasi Hamasi rrëmbeu rreth 200 persona nga Izraeli më 7 tetor .

“Si përgjigje ndaj përpjekjeve të Katarit, Brigadat Al-Qassam liruan dy shtetas amerikanë (një nënë dhe vajzën e saj) për arsye humanitare dhe për t’i provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza. ”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit, Abu Obaida.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar. Zyra e kryeministrit izraelit nuk ka komentuar. CNN ka kontaktuar me Kryqin e Kuq./21Media

Back to top button