Vdiq një ushtar i KFOR-it në aksidentin në Pejë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamioni.
KFOR-i përmes një komunikate të dërguar për media ka njoftuar se nga ky aksident një ushtar i Ushtrisë Italiane i punësuar në bazën e KFOR-it në Novosellë ka vdekur.
Sipas KFOR-it, në mjetin e përfshirë në aksident ndodhej edhe një tjetër ushtar gjendja e të cilit është stabile.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan ULUTAŞ, shprehi ngushëllime për familjen e viktimës.
“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e ushtarit që ndërroi jetë në këto rrethana tragjike. I urojmë dhe shpresojmë tjetrit një shërim të shpejtë ushtar i plagosur”, thuhet në reagimin e KFOR-it.
Aktualisht Policia Ushtarake Ndërkombëtare po heton në bashkëpunim shkakun e aksidentit me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?