Kaloni te përmbajtja kryesore

Shtatë të lënduar në aksidentin rrugor Levan-Tepelenë

Policia e shtetit shqiptar ka dhënë detaje mbi aksidentin e rëndë të ndodhur sonte në rrugën Levan-Tepelenë.

Të dhënat paraprake tregojnë se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, tre pasagjerët në mjetin “Nissan” të moshave 18-vjeç, 12-vjeç dhe 10-vjeç, si dhe dy pasagjerë në automjetin “Hunday”, 9-vjeç dhe 2-vjeç.

“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, automjeti tip “Nissan”  me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, tre pasagjerët në mjetin “Nissan” si edhe dy pasagjerë në automjetin tip “Hunday”, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button