Vlora Marina, një eksperiencë unike e gjitha për t’u eksploruar

Vlora Marina është projekti që pritet të sjellë në Shqipëri një “revolucion” përsa i përket stilit të jetesës duke garantuar për këdo që do të jetë pjesë, një eksperiencë krejtësisht unike.Projekti sjell për herë të parë në Shqipëri disa koncepte të reja dhe një marinë të klasit botëror ku do të ankorohen Yahte dhe Megajahte mbi 50 metra të gjatë.

Marina do të menaxhohet nga D-Marin, rrjeti ndërkombëtar i menaxhimit të marinave në të gjithë Mesdheun dhe Lindjen e Mesme. Ajo do të jetë jo vetëm një infrastrukturë moderne e ndërtuar krejtësisht nga e para por edhe një hapësirë shërbimesh cilësore të standardeve ndërkombëtare për turistët që preferojnë të udhëtojnë nga deti. Si një hapësirë e hapur për të gjithë, shërbimet e portit do të jenë në funksion të të gjithë turistëve dhe banorëve të Vlorës.  Vlora Marina është e pozicionuar në zemër të qytetit të Vlorës fare pranë monumentit të Pavarësisë dhe vetëm disa minuta larg aeroportit, lehtësisht i aksesueshëm si në vijë tokësore ashtu edhe në atë ajrore apo detare.

Projekti do të sjellë në Shqipëri brandin ndërkombëtar Marriott përmes hotelit me 5 yje Vlora Marriott Hotel si dhe një koncept të ri që vjen për herë të parë në Shqipëri atë të apartamenteve të branduara. Kjo risi do t’ju bëjë të përjetoni një eksperiencë krejt të veçantë duke jetuar në apartament, por duke marrë shërbimet sikur të jeni duke jetuar në një hotel me 5 yje.

Ky investim synon të transformojë sektorin e turizmit në Shqipëri duke vendosur standarde të reja, të njëjta me ato të vendeve të zhvilluara që ofrojnë prej dekadash turizëm elitar. Projekti në fjalë është një zhvillim urban miks ku përveç Marinës me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte do të ketë mbi 800 apartamente premium, apartamente me pamje nga deti, kalaja, parku natyror apo pylli, 145 apartamente të branduara, një shëtitore buzë detit me shumë njësi të ndryshme shërbimi si dhe hotele me 4 dhe 5 yje, kazino etj.

Sipas Ervin Bacaj, Menaxher i Projektit, Vlora Marina është një projekt strategjik në nivelin e madhësisë sikurse në karakteristikat e produktit që do të sjellë në treg në nivel kombëtar dhe rajonal. Synimi i këtij projekti është kthimi i tij në një destinacion të krahasueshëm me standardet më të larta në këtë fushë.

Falë mundësive për ankorim, çmimeve të ankorimit dhe shërbimeve që marina do të ofrojë, do të jetë edhe një vend që do të mirëpresë vizitorë dhe pronarë jahtesh nga e gjithë bota.

Aktualisht po përfundon puna në kalatën lindore e ndërtuar sipas standardeve më të larta botërore. Kalata ka një gjatësi  prej 240 metra, thellësi 36 metra nga fundi i detit dhe për ndërtimin e saj janë investuar
10 milion euro.

Teknikisht kjo është një kalatë që siguron mjetet lundruese nga dallgët e larta pasi është e pozicionuar përballë bregut. Ankorimet e para pritet të nisin në maj të këtij viti. Me vendosjen në operativitet të Marinës dhe të të gjithë projektit gradualisht, e gjithë zona do të njohë një zhvillim krejtësisht të ri, duke impaktuar edhe komunitetin në mënyrë të drejtpërdrejtë, siç është mundësia për punësim.

marina web 

residenca

marina

investment

contact

Back to top button