Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë në Kosovë, pritet nga Peci

Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Kiril Vatev, ka filluar një vizitë zyrtare në Kosovë.
Vatev në pikën kufitare në Han të Elezit është pritur nga Ministri i BPZhR-së, Faton Peci.
Gjatë vizitës së tij dy ditore në Kosovë, Vatev së bashku me Pecin në takimin bilateral që do ta zhvillojnë gjatë ditës do të diskutojnë për konkretizimin e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes projekteve të përbashkëta zhvillimore.