Kaloni te përmbajtja kryesore

Dogana e Kosovës parandalon hyrjen mbi 13 mijë eurove të padeklaruara në Bërnjak

Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen e 13,350 eurove të padeklaruara në Pikën kufitare të Bërnjakut.

Tutje bëhet e ditur se dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kontrolluar në detaje automjetin dhe mjetet janë gjetur në çantën e shoferit, shkruan rtv21.tv.

“Pas ndaljes së automjetit nga oficerët doganorë, të cilët në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kryen kontrollin e hollësishëm të automjetit. Gjatë këtij kontrolli, në çantën e drejtuesit të mjetit u zbulua një shumë e mjeteve monetare të padeklaruara në lartësinë prej 13,350 euro”, ka shkruar Dogana e Kosovës në “Facebook”.

Ndërsa është bërë e ditur se në përputhje me procedurat 25% e kësaj shume do të konfiskohet, që do të thotë një shumë prej 3,337.50 euro.

“Kjo masë është ndërmarrë si pasoje e shkeljes së rregullave të deklarimit të monetar, derisa shuma e mbetur do të nënshtrohet një verifikimi të mëtejshëm në lidhje me origjinën e këtyre mjeteve monetare, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në koordinim me prokurorinë” ka shkruar tutje dogana./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button