Andoni thotë se deklarata e Ramës për Kosovën do duhej të ishte më e kursyer

(Lajm i përditësuar)
Andoni thotë se deklarata e Ramës për Kosovën do duhej të ishte më e kursyer
Publicisti dhe analisti Ben Andoni duke komentuar deklaratën për Kosovën të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, tha në emsionin “Click” në RTV21 se Rama do duhej të ishte më i kursyer.
“Mendoj se duhet të ishte më e kursyer Kosova, sepse zoti Rama ka mundësi që t’i thotë në mediume të tjera çështjet për Kosovën , qoftë në takime me zotëri Kurtin a po qoftë edhe në median e Kosovës, nuk besoj që media e Kosovës është skeptike ndaj zotëri Ramës ose ndaj çdo zyrtari shqiptar, pra më pak fjalë Kosova i ka marrë mesazhet qoftë edhe nga ky qëndrim deri dikur eliptik i zotit Blinken për të “, tha Andoni.
Ai pranoi se Rama u zgjodh për të bartë porosinë që të konsultohet me aleatët.
“ Zotëri Rama është bërë i qartë për të ardhmen e Kosovës dhe për mendimin tim problematika me të cilat do të përballet Kosova, dhe u zgodh realisht për ta përçuar këtë mesazh dhe mbi të gjitha për të iu paraprirë situatave të mëvonshme”, tha Andoni.
Andoni: Blinken e la të kuptohej se Shqipëria është vendi më i sigurtë në Ballkan
Publicisti dhe analisti shqiptar Ben Andoni në emsionin “Click” në RTV21 tha se sekretari amerikan i shtetit e la të kuptohej se Shqipëria është vendi më i sigurtë në Ballkan.
“ Realisht Shqipëria është vendi më i sigurtë tani në Ballkan për sa i përket marrëdhënieve me fqinjët. Maqedonia e Veriut është përpara zgjedhjeve dhe kuptohet që ka shumë mundësi të kthehet VMRO/ DPE që vazhdimisht ka sjellë probleme qoftë me fqinjët dhe marrëdhëniet ndëretnike. Në Kosovë është vazhimisht rreziku i incidenteve me Serbinë dhe marrëdhënia e ngurtë me Serbinë . Në Malin e Zi pritet të bëhet rrokada e qeverisë ku do ofrohen ministra proserb.”, tha Andoni.
Sipas tij, vlerësimi i Blinken për Shqipërinë ishte duhur.
Në këtë sens Shqipëria jo vetëm që është vend i sigurtë, jo vetëm që është vend që aprovon gjith çka nga SHBA, dhe këtu besoj që është edhe Kosova gati njësoj si Shqipëria . Nga ana tjetër të gjitha resurset e saj në këtë rast resurset e infrastruktures i ka vënë në inters të NATOS dhe në këtë sens besoj që velerësimi i tij ishte i duhur për Shqipërinë”, tha Andoni./21Media