Kaloni te përmbajtja kryesore

Shefja e delegacionit malazez: Anëtarësimi i Kosovës në KiE i hap rrugë territoreve të tjera të diskutueshme që të kërkojnë anëtarësim

Partia Popullore Demokratike (DNP), ka njoftuar më herët se ka mbështetje të plotë për votën kundër pranimit të Kosovës në PSSE.

“Pranimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të ishte precedent serioz dhe unë do të votoj kundër”, kështu ka thënë kryetarja e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Bashkimit Evropian (PSSE), Maja Vukiçeviq.

Në një prononcim për mediat malazeze, Vukiçeviq ka thënë se për këtë vendim ka mbështetje nga qytetarët e Malit të Zi.

“Ajo që është gjithashtu interesante është se asnjë nga subjektet politike nuk ka reaguar ndaj kërcënimeve të bëra ndaj meje, gjë që flet shumë për standarde të dyfishta, sepse në të kaluarën ka pasur mundësi të reagohet ndaj komenteve shumë më të padëmshme”, ka shtuar Vukiçeviq.

Ajo tha se pranimi i Kosovës në PSSE do t’i hapte rrugën territoreve të tjera kontestuese për të kërkuar anëtarësim në institucionet ndërkombëtare”.

“Këshilli i Evropës është aleancë e shteteve dhe në skenën ndërkombëtare nuk ka konsensus nëse Kosova është shtet. Kosova nuk njihet si shtet nga gjysma e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shtetësia e Kosovës nuk është njohur nga pesë vende të Bashkimit Evropian, kështu që do të ishte vërtet një precedent serioz nëse Kosova do të pranohej”, tha ajo.

Vukiçeviq thekson se DNP mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të saj, duke respektuar marrëveshjen e nënshkruar me shumicën parlamentare.

“Ne votuam për çdo gjë që ishte e rëndësishme, veçanërisht në gjyqësor, por gjithashtu u qëndrojmë besnikë bindjeve tona ideologjike dhe parimeve politike”, përfundoi kreu i delegacionit malazez në PSSE.

Kujtojmë se Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të mbajë sot, më 27 mars, diskutimin për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në atë organizatë panevropiane, si dhe votimin për miratimin e raportit të relatorja kryesore për pranimin e Kosovës, Dora Bakojani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button