Kuçi: Asociacioni do të jetë kancer për Kosovën nëse nuk e ka kundërvlerë njohjen nga Serbia

(Lajm i përditësuar)


Kuçi për zgjedhjen e presidentit: Ashtu si është sot është funksional

Ish-kryetari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, Hajredin Kuçi  vlerësoi se sistemi  aktual për zgjedhjen e presidentit të Kosovës është adekuat.

“Nëse do zgjidhjet drejtpërdrejt , presidenti do të kalojë së paku në një sistem gjysmë-presidencial do t’i përngjante ndoshta Maqedonisë së Veriut, Serbisë deri diku , por po ashtu duhet ta them një fakt , rajoni e ka problem me i pranu dy sovranitete po e them një kryeministër të fortë dhe një president të fortë vështirë i pranon , kështu që gjatë periudhave që i kemi parë më herët edhe në Kosovë edhe në rajon të dy institucionet e forta është problem që të funksionojnë. Kështu që unë mendoj se ashtu si është sot është funksional , po duhet ta kemi parasysh që kur është hartuar Kushtetuta, institucioni i Presidentit është mendu, institucion netural.”, tha ai.


Kuçi: Edhe ne kemi pasur debate me SHBA-në, por jo publikisht

Ish-kryetari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, Hajredin Kuçi në emisionin “Click”, në RTV21  duke komentuar raportet e Kosovës me SHBA-në tha se është shqetësuese që fliten publikisht mospajtimet mes të dyja vendeve.

“Unë mendoj se në takime është edhe më e ngritur, edhe ne kemi pasur disa herë debate s’po them konfrontime por kemi pasur mendime të ndryshme, por jemi përmbajtur të mos ta kemi në publik , për dy arsye e para për audiencën ndërkombëtare … dhe e dyta çka duhet të jemi të kujdeshëm të mos e krijojmë një masë kritike në Kosovë që mund të jenë idhtar të një subjekti politik cilido që në emër të atij fanatizmi partiak të krijojë mentalitetin antiamerikan, por këto dy kanë qenë që kemi bërë debate”, tha ai.


Kuçi: Nuk mund të ketë rezultat në negociata pa ndihmën e SHBA-së

Ish-kryetari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, Hajredin Kuçi në emisionin “Click”, në RTV21 vlerësoi se nuk mund të ketë rezultat në negociata pa ndihmën e SHBA-së.

“Shtetet e unionit evropian duhet me rujtë balancin se këto janë Evropë, kanë balancë edhe me Serbinë edhe me ne, kanë balancë edhe me Rusinë edhe me të tjerët dhe në fund nuk janë ata të cilët shpesh herë i prejnë gjërat. Duhet ta themi se asnjë krizë në Evropë nuk është zgjidhur pa Gjermaninë, por nuk është zgjidhur as vetëm me Gjermaninë.  “, tha ai.


Kuçi nuk e përjashton  mundësinë se draftstatusi i asociacionit çon drejt një autonomie territoriale

Ish Kryetari i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së parë të Kosovës, Hajredin Kuçi në emisonin “Click” në RTV21  komentoi draftstatutin e Bashkimit Evropian, ai nuk e përjashtoi mundësinë se çon drejt një autonomie territoriale.

Sipas tij kjo nënkupton pushtet të tretë, e që një gjë e tillë ai tha se rrezikon funksionalitetin e republikës.

“ Në momentin që prek në dy pushtete, Kosova i ka vetëm dy pushtete , nivelin komunal edhe nivelin qendror, unë mendoj që Gjykata Kushtetuese do ta thotë më saktë, por ajo çka mendoj unë është se ka elemente që e ka prek . Shikoni kur e krijoni një etnitet të ri , ne duhet ta kemi të qartë ai krijon disa kompetenca , ku i merr ato, pyetja jonë esenciale është ku do t’i merr. Dhe nëse ai prek në një pushtet të tretë, pushteti i tretë e rrezikon funksionalitetin e shtetit autoritetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe i rrit ambicjet e qytetarëve serb atje të mos integrohen në institucionet tona, por të jetojnë në etnitetin e vet.”, tha Kuçi.


Kuçi: Askush s’ka pasur guxim që ta themelojë Asociacionin, as qeveria aktuale

Ish Kryetari i Komisionit për Hartimin e Kushtetuës së parë të Kosovës, Hajredin  Kuçi tha se asnjë qeveri nuk e ka pasur guximin që ta themelojë Asociacionin

“Është e vërtetë se asnjëra s’ka qenë e gatshme , do të thoja po ashtu nuk ka dashtë me marrë përgjegjësi, ne e kemi pasur një qeveri që ka pasur 87 vota por kërkush prej deputetëve të asaj , sikur edhe sot që po shihet liderët politik po tentohet ta prolongojnë dhe gjithmonë është bindja po e shtyjmë për herën tjetër dhe kjo ka qenë arsyeja e përgjegjësisë që mund të jetë edhe historike edhe personale , por mbi të gjitha përgjegjësi për vendin dhe duhet ta kuptojmë njerëzit që mund ta kenë një dilemë të tillë , askush s’ka pasur guxim , gatishmëri ta merr një rrezik të tillë dhe mendoj të arsyeshëm, edhe sot kryeministri aktual , besoj edhe presidentja dhe kryetari i  Kuvendit e liderët e tjerë e keni parë që të gjithë me gjysmë zëri e bëjnë një gjë të tillë duke e ditur peshën që mund ta ketë ky vendim”, tha ai.

Sipas Kuçit as qeveria aktuale nuk e ka guximin që ta bëjë një gjë të tillë .

Ai shtoi se ka pasur tendenca që të bëhet një draftstatus për asociacionin , por që sipas tij ka ekzistuar frika se kush do të jetë ai që do ta nënshkruajë.

“Ne duhet të jemi të qartë në momentin që nënshkruhet drafti i me siguri do të jetë një damkë që mund ta quajmë politike në këtë rast dhe pastaj edhe përkundër iniciativave edhe për kundër drafteve , ka pasur në 2014- 2015 , pastaj ka pasur tendenca që të hartojnë partnerët tanë ndërkombëtarë dhe pastaj që të prezantohet si e tillë, por po e them se gjithmonë secila qeveri që nga ajo kohë e deri sot ka qenë ajo që ka dashur me prolonku për një kohë tjetër , një afat tjetër një ambient tjetër , nga frika e përgjegjësisë.”, tha ai.


Kuçi: Asociacioni do të jetë kancer për Kosovën nëse nuk e ka kundërvlerë njohjen nga Serbia

Ish-kryetari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, Hajredin Kuçi në emisionin “Click”, në RTV21 tha se nëse një pjesë e territorit jepet me marëveshje ndërkombëtare ajo nuk mund të kthehet prapë.

Ai vlerësoi se asociacioni do të jetë telashe për Kosovën.

“Asociacioni nuk është një akt që kryhet për një ditë, është një process, dhe unë mendoj se asociacioni duhet të jetë kundërvlerë njohje nga Serbia, kjo ka qenë qëllimi jonë duhet të jetë qëllimi i Kosovës dhe institucioneve tona , përndryshe pa një kundërvlerë të tillë do të jetë një lloj kanceri për Kosovën”, tha Kuçi.

Ai shtoi se këtë kundërvlerë nuk e ka parë në Marrëveshjen e Ohrit.


Kuçi: Qeveria e ka mbështetjen e plotë për ruajtjen e rendit dhe ligjit në cilën do pjesë të Kosovës

Ish Kryetari i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së parë të Kosovës, Hajredin  Kuçi në emsionin “Click” në RTV21 pranoi se politika kosovare iu është nënshtruar asaj ndërkombëtare, por sipas tij një gjë e tillë është bërë për shkak se Kosova nuk ka pasur fuqi të plotë as ekonomike as politike.

“Kosova po e quaj alternativë nuk duhet ta ftoh askënd, Serbia e ka gjallë edhe nanën edhe babën ne nuk i kemi dytë, ajo i ka dy kahjet …Në radhë të parë janë të dyjat, kur them të dyja duhet ta pranojmë që s’kemi pasur fuqi të plotë për me garantu që … guximi nuk do të mungonte  dhe ka njerëz në Kosovë që kanë guxim , por problem është guximi duhet të jetë i lidhur me dijen, pse po e them këtë ne mund ta marrim një veprim në pjesën veriore dhe unë e them sikur ortopedi, në vend që ta rregulloj kurrzin mund ta thejë, pra kemi qenë të kujdeshëm, ndoshta ky kujdes ka qenë nën presionin ndërkombëtar më i madh se sa duhet , në anën tjetër ne nuk kemi mundur ta atraktojmë fuqinë tonë qoftë ekonomike , politike apo tjetër dhe partnerët ndërkombëtar po ashtu e kanë bë  një lloj kufizimi dhe do ta quaja për atë pjesë pa kritika ndaj atyre shumë të ashpra por megjithatë me një lloj neutraliteti .”, tha Kuçi

Ai po ashtu tha se Qeveria e ka mbështetjen në ruajtjen e rendit dhe ligjit në secilën pjesë të Kosovës.

“Apsolutisht, unë mendoj që veprimi që e bën qeveria në raport me  ruajtjen e rendit dhe ligjit në cilën do pjesë e ka mbështetjen e plotë dhe duhet ta ketë”, u shpreh ai.


Kuçi: Pavarësia e Kosovës e ka forcuar identitetin e kombit shqiptar

Ish Kryetari i Komisionit për Hartimin e Kushtetuës së parë të Kosovës, Hajredin Kuçi Hartimin e Kushtetutës e cilësoi këtë si detyrën me të shenjtë që i është dhënë.

“Për një jurist është punë e madhe , por ka qenë fat historik që ishte koha kur është shpall pavarësia se ne mund të bëjmë prapë Kushtetuta por jo në formën e njëjtë, për me tregu këtë dilemën prindi jem i ndjerë më pat thënë a s’pat kush me u bë që u bërë ti, nga arsyeja e frikërave të komisioneve paraprake që mund të dështojnë, ne e kemi ditur të qartë se nuk do të bëjëm kushtetutë ma pak se Pavarësia e Kosovës , që nuk do të bëjmëKushtetutë që nuk e njeh sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës, dhe nuk do të bjëmë Kushtetutë e cila nuk e ruan autoritetin e institucioneve Qendrore në tërë territorin e Republikës së Kosovës .

Sipas tij Pavarësia e Kosovës e ka forcuar identietin e kombit shqiptar

“Kompromiset me të drejtat e komuniteteve janë kompromiset që i ka bërë  politika e asaj kohe, Kuvendi, negociatorët . Por, çështjet kombëtare dua të them edhe lufta e UÇK-së ka pasur ambicje më shumë se sa që janë realizuar , me siguri që ambicjet e një populli nuk ndalen asnjëherë , por mendoj se populli duhet të jetë racional dhe të realizojmë atë që .. E them me bindje të plotë pavarësia e Kosovës e ka forcuar  kombin shqiptar kështuqë nuk  i ka dëmtuar ambicjet dhe po ashtu do të thoja edhe simbolet edhe Kushtetua e Kosovës e ka forcuar identietin e kombit shqiptar.”, tha Kuçi.


Kuçi: Kompromiset janë bërë me bindje se do të kalonim në OKB

Ish Kryetari i Komisionit për Hartimin e Kushtetuës së parë të Kosovës, Hajredin  Kuçi në emisionin “Click” se janë bërë nga pala kosovare janë  kompromise kur është miratuar  plani i Presidentit Ahtisari, me bindje se dokumenti do të kalonte në OKB.

“Plani i Presidentit Ahtisari që ka qenë në negociat në Vjenë është miratuar nga pala kosovare dhe janë bërë kompromise , por pse janë bërë kompromise , janë bërë me bindje që do të kalonte në OKB. Sikur Kosova ta dinte që nuk do të kalonte dokumenti i tillë në OKB se e dini që zoti Ahtisari ishte i emëruar i OKB-së, pra nuk ishte një ndërmjetësues tjetër, në momentin që skadoj unë mendoj që më së pari e dëmtoi Kosovën një vendim i tillë por e dëmtoi edhe reputacionin e ekpiti të vet Presidentit Ahtisari, dhe ato kompromise tani më ishin të bëra nga Kosova dhe duhet ta pranojmë faktin se edhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës si shtet ishte kompromis, ne kishim ambicie më shumë dhe po ashtu duhet ta pranojmë faktin që një kompromis i tillë duhej të reflektonte pastaj edhe në dokmentet e saj përfshirë në Kushtetutë . “, tha Kuçi.

Sipas tij njohja nga shtetet e fuqishme ishte mbi bazën e zbatimit të obligimeve që kanë dalë nga plani i Ahtisarit.

Ne nëse i marrim aktet e njohjes ndërkombëtare  që i marrim notat verbale të cilitdo shtet që kanë ardhur në atë kohë ne kemi pasur shtetet më të fuqishme më demokratike , q të gjitha përmendin obligimet e Kosovës përballë dokumentit të presidentit Ahtisari, pra edhe njohja e SHBA-së për Kosovën ishte që në po e njohim Kosovën e cila ka marrë obligim këtë këtë edhe deklarata jonë e pavarësisë që është obligim është normë themeltare kishte për obligim respektimin e dokumentit të presidentit Ahtisari , pra Kushtetuta nuk ishte jashtë kornizës, ishte brenda kornizës që e ka miratuar Kuvendi dhe dhe deklarata e Pavarësisë.”, tha ai.

“Bashkësia ndërkombëtare ka dhënë premtim për anëtarësimin e Kosovës në OKB”

Ai nuk e përjashtoi që bashkësia ndërkombëtare ka dhënë premtim për anëtarësimin e Kosovës në OKB-.

Unë mendoj që bashkësia ndërkombëtare ka dhënë premtim , por natyrisht që premtimi i tyre nuk është obligativ në këtë rast përballë Kosovës, ka qenë dashamirës që do t’i hapë rrugë do të thotë shumë më shpejt në integrimin ndërkombëtar dhe unë do të thoja që kompromisi me komunitetin serb në veçanti është bërë me qëllim që të fitohet mbështetja ndërkombëtare e jot ë fitohet mbështetja nga Serbia ose dikush tjetër.


Kuçi thotë se Kushtetua nuk mund është pengesë për bashkim kombëtar

Hajredin Kuçi në emsionin “Click në RTV21”, nuk e përjashtoi mundësinë që në bazë të kësaj kushtetute të bëhet bashkimi kombëtar.

“ Apsolutisht, unë mendoj se kjo Kushtetutë , ata që e kane miratu këtë Kushtetutë mund edhe ta ndryshojnë, nuk është problem Kushtetuta që e ndalon zhvillimin e jetës , Kushtetuta është në moment të caktuar marrëveshje politike që njerëzit kanë vendosur , në momentin tjetër mbi rrethana tjera ambient tjerër..

Ai pohoi se një gjë e tillë iu është qartësur organizatave,  grupeve të interest, pasi që sipas tij ka pasur debate me shoqërinë civile me mediat .

“Ka qenë një konsensus shoqëror atë kohë për pavarësinë e Kosovës, i të gjitha subjekteve politike në planin e tyre edhe sot , në programin e partive politike edhe sot është Republika e Kosovës, shteti i Kosovës , në deklaratat e tyre bashkimi me Shqipërinë, dhe në atë kohë nëse e shikoni të gjitha partitë politike që ishin në Kuvend në atë kohë e kishin edhe këto që janë sot , nuk e kanë bashkimin kombëtar në programin e tyre, dhe në atë kohë ishte edhe Kuvendi i Kosovës proklamonte negociatat e Kosovës, përfaësuesit e Kosovës proklamonin pavarësinë e Kosovës, pra porosia po e quajë politike , porosia qytetare, porosia e subjekteve politike e insitucioneve të Kosovës  por edhe e faktorit ndërkombëtarë, bëjeni një kushtetutë  për Pavarësinë e Kosovës.”, tha ai.


Kuçi: Kërkesa e fundit e Kosovës ishte bashkimi me Shqipërinë, Pavarësia është kompromisi që bëmë

Ish Kryetari i Komisionit për Hartimin e Kushtetuës së parë të Kosovës, Hajredin  Kuçi tha se Pavarësia e Kosovës është kompromisi që kanë bërë shqiptarët , duke shtuar se statusi i Kosovës është bazamenti që i fortë i çdo identiteti që mund ta formojmë në të arhdmen si komb shqiptar.

“Kosova për tri lloje kërkesa e fundit ose bottom line ishte bashkimi më Shqipërinë dhe pastaj është bërë një kompromis, pavarësia e Kosovës , unë mendoj se pavarësia e Kosovës është kompromisi i që kanë bërë shqiptarët e Kosovës dhe unë mendoj kompromisi që është pranuar nga bashkësia ndërkombëtare nga bota demokratike, çdo lëvizje e statusit i Kosovës tash mund të jetë më shumë si shtet por jo më pak si shtet, kështu që unë mendoj se kjo është bazamenti i fortë i çdo identiteti që mund ta formojmë në të ardhmen si komb shqiptar e kam fjalën dhe është bazament i fortë i ambicejve të atyre që janë angazhu , kanë vdekë janë gjallë dhe kanë derdhë gjak dhe djersë për këtë vend.”, tha ai në emisionin “Click” në RTV21.


Kuçi: Kemi ofruar dorëheqjen nëse fjala shqiptar nuk do të përfshihej në Kushtetutë

Ish Kryetari i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së parë të Kosovës, Hajredin  Kuçi në emisionin “Click” në RTV21 kujtoi se si si komision kanë insistuar që fjala shqiptar të përfshihet aty.

“Ka qenë fjala shqiptar që e kemi imponuar pas një beteje do ta quaj në atë rast , por ne kemi insistuar që të jetë fjala shqiptar gjithsesi dhe kemi vënë pot hemi që Republika e Kosovës është shtet shumëetnik i përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera , pra kjo ka qenë betja që në momentet e caktuara , por ne kemi ofruar dorëheqjen si komision kushtetues nëse nuk bëhet një fjalë e tillë kështu që kemi qenë edhe ne ata që kemi bërë .”, tha ai.

Hartuesit e Kushtetutës janë ata që bëjnë normën, unë do ta thoja ashtu vendimi është më më rëndësi se norma, në këtë rast e ka një autor i mirë Karl Schmit që ndër të tjera e përmend sikur arkitekti, ju jepni sa kat do ta ndërtoni ndërsa arkiteti e bën planin kështu që vendimet politike nuk kanë qenë të komisionit kushtetues , por përkundër asaj në prapë kemi mbrojt qendrimet me interes nacional me interes vital dhe s’kemi bërë veorime që e pengojnë veprimin e shtetit në të ardhmën.


Kuçi thotë se kompromisi më i madh që kanë bërë në hartimin e Kushtetutës kanë qenë me të drejta e komunitetit serb

Ish-kryetari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, Hajredin Kuçi në emisionin “Click”,  tha  e komromisi më i madh që kanë bërë në hartimin e Kushtetutës ka qenë me të drejtat e komunitetit serb.

“Që mendojmë sidomos sa i përket ligjeve me interes vital dhe sa i përket amandamenteve kushtetuese është një çelës bukur i fortë që minoriteti serb në momente të caktuara i ka në dore dhe ai çeqlës , ai bllokues, ajo drejtë e vetos e tyre ka pasur raste kur ka qenë pengesë e atyre synimeve që mund t’i ketë shumica e vendit “, tha ai.

Ai shtoi se ky kompromis kishte ardhë nga dokumenti i Presidentit Ahtisari e jo nga komisioni.


Kuçi: Kushtetua e Kosovës ka qenë unikate

Ish-kryetari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, Hajredin Kuçi në emisionin “Click”,  tha se kanë shfletuar mbi 100 Kushetetuta e kanë analizuar preambula deri në hartimin e Kushtetutës së Kosovës. Tha se Kushtetua e Kosovës është e ndërkombëtarizuar, megjithatë sipas tij është unikate.

“Duke qenë se Kosova ka qenë shtet sëi generis edhe Kushtetuta ka qenë relfektuar vullnetin e shumicën të shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve, unë do të thoja që është rast unikat,  ka pasur elemente që edhe Bosnja ka mund t’i ketë, ka pasur edhe elemente të shteteve të tjera, porn ë rastin e Kosovës ka qenë Kushtetutë unikate për arsye se në rastin e Bosnjës ka lënë tri etnitete , në Kosovë nuk ka etnitete të tilla dhe po ashtu do të thoja mbikqyrja ndërkombëtare që jemi pajtu me dokumentin e Ahtisarit , dhe aty kemi marrë obligime ndërkombëtare dhe pjesa e pavarësisë së mbikqyrur jemi kujdesur që t’i lëmë në fund.”, tha ai


Kuçi: Kushtetua e Kosovës është më demokratikja që mund të ketë një shtet

Ish-kryetari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, Hajredin Kuçi në emisionin “Click”, në RTV21 vlerësoi se kushtetuta ka krijuar bazamentin e shtetit të Kosovës.

“Është një prej kushtetutave më demokratike që mund të kemi në një shtet demokratik që ka vënë themelet e shtetit të Kosovës, të një shteti…..”/21Media

Back to top button