Votimi në Zubim Potok, deri në 11:00 votuan shtatë qytetarë

Deri në ora 11:00 të drejtën e votës në Komunën e Zubin Potokut e kanë shfrytëzuar shtatë qytetarë.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zyrtari i caktuar nga KQZ, Agim Kastrati, i cili ka thënë se deri në këto momente nuk ka ndonjë parregullsi të theksuar.
Të drejtë votë në këtë komunë kanë mbi 6 mijë e 600 qytetarë.