​Komisionerët me pak punë: Vetëm 46 votues deri më tani në Leposaviq

Vetëm 46 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës deri në orën 11:00 në Leposaviq

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, ndihmës-kryesuesi i KKZ-së, Selim Mehmeti.

Numri i qytetarëve në Leposaviq me të drejte vote është mbi 13 mijë, në tetë qendra votimi.

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë “Lista Serbe” e cila mbështetet nga Beogradi, ka ftuar për bojkot të këtyre zgjedhjeve.

Për shkarkim të kryetarëve duhet të ketë së paku 50 për qind plus një votues me të drejte vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Ky votim në katër komunat veriore organizohet bazuar në udhëzimin administrativ të hartuar nga qeveria, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

Back to top button