Aksident mes tri veturash në Prishtinë, lëndohen dy persona
Dy persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.