​Një muaj paraburgim për shtetasin e Kosovës të arrestuar nga Maqedonia e V. me kërkesë të Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se do të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar lirimin e shtetasit të Kosovës Blerim Ramadani, i dënuar nga Gjykata Themelore në Shkup me një muaj paraburgim, pas arrestimit të tij nga autoritetet maqedonase me urdhër-arrest të Serbisë.

Ramadani është ndaluar dje në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një flet-arrest nga Gjykata e Beogradit, përmes Interpol Serbia, me pretendimin për krime lufte në vitin 1999 në rajonin e Nerodimes.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është angazhuar me ekip të ekspertëve juridikë për lirimin sa më të shpejtë të Ramadanit dhe kthimin e tij në familje, thuhet në komunikatën për media të MPJD-së.

Back to top button