Jahjaga për dënimin Krivaqës: Duhet të aplikohet ndaj çdo krimineli

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pasi Dardan Krivaqa është dënuar sërish me burg të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.

Jahjaga e ka përshëndetur këtë vendim.

“Gjykata Themelore në Prishtinë paska marrë vendimin e duhur duke dënuar vrasësin e së ndjerës Marigona Osmani me burgim të përjetshëm ndërsa bashkëkryerësin e veprës me 15 vite burgim. Përgëzoj institucionet gjyqësore të vendit për punën e dinjitetshme dhe të palodhur drejtë zbardhjes së rastit.  Dënime të tilla duhet aplikuar ndaj çdo krimineli që thyen normat ligjore dhe morale të shoqërisë sonë.”, ka shkruar ajo.

Derisa ka shtuar se ky vendim do të jetë një lehtësim shpirtëror për familjen e Marigona Osmanit.

“Familjes Osmani ky dënim nuk do ua kthej në jetë Marigonën, por së paku të jetë një lehtësim shpirtëror, jo vetëm për ata por për gjithë ato familje që presin që vrasësit e fëmijëve tyre ta marrin dënimin e merituar. Jeta e gruas ka vlerë të barabartë me atë të burrit!”, ka përfunduar ajo.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur sërish fajtorë Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun, të akuzuar për vrasjen e Marigona Sejdiut.

Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim, në rigjykimin për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit. Dënimi është i njëjtë si në aktgjykimin e parë të Gjykatës Themelore në Ferizaj./21Media

Back to top button