Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohen 6 persona

Sot rreth orës 04:00 të mëngjesit një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e aksidentit, Ahmeti tha se kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button