Erlind Krasniqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Feronikelit ‘74

Presidenti i Feronikelit ’74, Erlind Krasniqi, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Ai ka thënë se ka qenë një privilegj për të që ta drejtojë klubin, duke përmendur edhe sfidat nëpër të cilat kaluan së bashku.
“Ky sezon ka sjellë sfida të mëdha dhe dështime që i kemi përjetuar për herë të parë, megjithëse kemi pasur një situatë të përmirësuar nga donatorët. Për shkak të klimës së vështirë në klub dhe dështimeve që hasëm, pavarësisht ndihmës së faktorëve të jashtëm, është koha për mua të tërhiqem nga pozicioni i udhëheqjes së Feronikelit 74.anash falë ndihmës së donatorëve.”, ka thënë ndër tjerash ai.
Krasniqi në fund ka falënderuar Lladrovcin, për të cilin ka thënë se i ka qëndruar pranë që prej marrjes në pronësi të klubit./21Media