Çitaku i reagon Gërvallës: Nuk të merr seriozisht askush, merru me ndonjë njohje

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar minstres së jashtme Donika Gërvalla e cila ka thënë se a thënë ish-qeveritë s’po i pengon përmbajtja e takimeve të kryeministrit, por entuziazmi dhe ngrohtësia me të cilën po pritet kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Çitaku ka thënë sot se Gërvalla është më mirë të merret me ndonjë njohje për Kosovën, sesa me deklarata të opozitës.

“Donikë, paske marrë mundimin me reagu ndaj konferencës time për shtyp. Më mirë kish me qenë me u marrë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ndonjë shtet, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, heqjen e sanksioneve nga ana e B.E. Donikë, nuk të marr seriozisht as une, e çka ështé ma e keqja për Kosovën, ty nuk të merr seriozisht askush”, ka shkruar Çitaku.

“Jeni duke abuzuar. Jeni duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policiné, AKI-në. Keni me dhanë përgjegjëse”, ka shtuar ajo./21Media

Back to top button