Hovenier e quan Clarkun simbol të mbështetjes së SHBA-së për Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka pritur në takim të enjten me gjeneralin e pensionuar Wesley Clark.
Hovenier e ka cilësuar gjeneralin Clark simbol të mbështetjes së SHBA-së për popullin e Kosovës.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me gjeneralin e pensionuar ëesley Clark, i cili ka bërë shumë për të thelluar lidhjet e forta ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, dhe vazhdon të jetë përkrahës dhe simbol i mbështetjes së SHBA-së për popullin e Kosovës”, ka shkruar Hovenieri në platformën X.
Ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropë, ka qëndruar në Kosovë ku është takuar edhe me udhëheqësit shtetror./21Media