“Dorëzohet” Peci, raportohet se anuloi grantet për këshilltarin e tij dhe vëllain e Pacollit

Faton Peci, ministër i Bujqësisë i ka “rënë pishman” për grantet që i dha këshilltarit të tij Naim Huruglica dhe vëllait të deputetetes së VV-së Fitore Pacolli.
Në dy dokumentet që ka siguruar Periskopi, shihet se të dy grantet për këshilltarin dhe vëllain e Fitore Pacollit janë anuluar.
Për Huruglicën, anulimi është bërë më 22 nëntor 2024 përderisa për Blerim Pacollin vendimi për anulim është bërë në të njëjtën ditë, pra me 22 nëntor 2024.
Këto vendime të Faton Pecit vijnë në kohën kur presion publik ka qenë mjaft i madh.
Madje është kërkuar disa herë dorëhqeja e tij.
LDK tashmë ka deponuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për këtë çështje.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?