Deliu i përgjigjet Bislimit: Sa te merresh me PDK-në, merru me përgjegjësitë e tua

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu i është përgjigjur deklaratave të zëvendëskryeministrit Bislimi, i cili një ditë më parë tha se “Ç’ka ka të bëjë me avancim të shtetit, e pengon PDK-në”, duke aluduar tek paralajmërimi i PDK-së se do t’i dërgojë në Gjykatë Kushtetuese 20 ligjet e miratuara javën e kaluar nga pushteti.
Deliu thotë për RTV21 se PDK-ja ka qenë prijëse e zhvillimit të Kosovës duke e cilësuar deklaratën e Bislimit si të pamatur.
Sipas saj, zëvendëskryeministri Besnik Bislmi në vend që të merret me PDK-në duhet të merret me përgjegjësitë tij.
“Nuk është e habitshme që kjo deklaratë vjen nga ai. Shpesh ka pasur deklarata të tilla të pamatura. Bislimi duhet të ketë përgjegjësinë e balancuar, të jetë më I matur sepse i sepse PDK-ja ka qenë prijëse e zhvillimit të Kosovës. Të gjitha projektet më të rëndësishme….janë bërë sa ne kemi udhëhequr me vendin. Për ne është me rendësi që ky vend të ecë përpara, Kosova të zhvillohet. Qeveria ne vend qe ta mbyllë këtë mandat te saj me projekte konkrete s’ka asnjë projek. Më mirë se sa të merret me PDK-në z. Bislimi duhet te merret me përgjegjësinë e tij, me llogaridhënien ndaj qytetarëve që sot i kanë lënë te braktisur, pa zhvillim të izoluar ne me sanksione”, tha Deliut për rtv21
Sipas Deliut, shkeljet në miratimin e 20 ligjeve janë panumërta. Ajo i përgjigjet edhe deklaratëve të deputetëve të pushtetit se halli i PDK-së është tek Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme.
“Ka shkelje të rregullores, procedura të përshpejtuara shkelje e kushtetutës dhe shkelje e mandatit të lirë të deputeti si i zgjidhuni i popullit. Besoj qe gjykata do të ketë përgjigje pozitive ndaj degradimit të mëtutjeshëm të legjislacionit. LVV e cila e udhëheqë për katër vite e cila udhëheq për katër vite të mandatit ka pasur gjithë pushtetin e saj që të merret me këtë ligj dhe zyrtarët e proklamuar dhe s’kanë qenë të zot ta bëjnë asnjë lëvizje…“, tha ajo./RTV21/21Media