Eksperti mjekoligjor për një viktimë: Më plagët dhe lëndimet që ka pas nuk do të mbijetonte edhe po t’i ofrohej ndihmë mjekësore

(Lajm i përditësuar)
Eksperti mjekoligjor, Marek Gasior duke folur për një viktimë për të cilën autopsinë e kishte bërë një mjeke e quajtur Marie Frankman, ai tha se me aq plagë dhe lëndime, edhe nëse do i ofrohej ndihmë mjekësore nuk do të mbijetonte.
“Me lëndime dhe plagë kaq të mëdha, nuk ka gjasa ndoshta edhe me ndihmë mjekësore të duhur, në kohë të duhur nuk mund të kishte gjasa që personi të mbijetonte. Është shumë e pagjasë”, tha Gasior, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fillimisht, prokurorja ia prezantoi dëshmitarit raportin e autopsisë të bërë nga Frankman ku tha se në titull të saj shkruheshin vendimet kryesore tek viktima: Koka, qafa, kafka është bërë një thyerje e pjesës zigomatike përballë pjesës në balle me një çngjyrosje në të kuqe për indet e buta dhe kockat.
Dëshmitari tha se kjo pjesë në ballë që ka ndryshim ngjyre për indet e buta dhe kockat është në përgjithësi mes syve, hundës, dhe gojës.
“Në përgjithësi është në mes hundës, syve dhe gojës. Mund të shkojë edhe deri tek veshi i majtë. Po flasim pra për këtë pjesë të fytyrës”, tha Gasior.
Prokurorja pyeti dëshmitarin se çfarë do të thotë ‘hapje e çepjës’ sipas asaj që është shkruar në raportin e autopsisë së Frankman.
Si rrjedhojë, dëshmitari tha se ato mund të shkaktohen nga një mjet i fortë.
“Kjo do të thotë se pika e lidhjes është thyer. Këto plagë zakonisht shkaktohen nga një send i fortë, mjet i fortë në rastet kur përdoret ai përdoret me një forcë të caktuar”, tha Gasior.
Ndërsa, për çngjyrosje të indeve të buta, dëshmitari tha se me shumë gjasë është shkaktuar nga gjakderdhja vaskulare në atë zonë të trupit.
“Në fjalinë e parë të autopsisë, Maria shkruan se kufoma është ruajtur mirë që do të thotë që pacienti dhe trupi i tij ka qenë i ruajtur mirë. Prania e ndryshimit të kësaj ngjyre, me shumë gjasë është shkaktuar nga gjakderdhja vaskulare në atë zonë të trupit”, tha Gasior.
Ndërsa, për nëntitullin e raportit të Marie Frankman, prokurorja tha se flitet për trupin, brinjët duke shtuar se në pjesën e djathtë brinjët numër 6 dhe 7 janë thyer në pjesën e jashtme, çngjyrosje në brinjë dhe inde të buta”.
Ajo shtoi se në raport thuhet se ka lëngë me ngjyrë të kuqe në zgavrën e gjoksit përkatësisht në pjesën e djathtë të trupi të viktimës. Ndërsa për pjesën e majtë ajo tha se janë të thyer brinja 5 dhe 9 në pjesën e jashtme, brinja 8 dhe 10 të thyera në pjesën anash dhe ajo 9 ka dy thyerje të anshme si dhe çngjyrosje të indeve dhe kockave.
Ndërsa, prokurorja në këtë pikë fillimisht u ndal për të pyetur për lëngun e kuq në pjesën e djathtë të zgavrës së gjoksit.
“Ajo që përshkruhet këtu kemi: Brinjë të thyer 6, 7 në anën e djathtë dhe në anën e majt brinjët 5 deri në 9 dhe 5 deri në 10 që do të thotë thyerje të brinjëve në të dy anët. Në pjesën mes dy brinjëve, kemi një arterie dhe një venë vertebrale. Brinjët e thyere të cilët dëmtojnë indet e buta do të thotë që këto vena dhe arterie kanë plasur dhe kanë shkaktuar gjakderdhje në zgavrën e gjoksit. Pra, dëmtimet e mëdha dhe brinjët e thyer shkaktojnë lëndime edhe në mushkri-indet e mushkërive dhe këto janë dy llojet e gjakderdhjeve që kemi vërejtur. Në rastin e pacientit i cili kishte shumë brinjë të thyera kishte gjithashtu një thereshim të mushkërive”, tha ai.
Si rrjedhojë, prokurorja pyeti dëshmitarin nëse personi me këto plagë, po të merrte trajtim mjekësor a do të mbijetonte.
“Me lëndime dhe plagë kaq të mëdha, nuk ka gjasa ndoshta edhe me ndihmë mjekësore të duhur, në kohë të duhur nuk mund të kishte gjasa që personi të mbijetonte. Është shumë e pagjasë”, tha Gasior.
Gasior: Viktimat kanë pasur prerje me mjete të mprehta, në vendin ku janë gjetur ishte edhe një kosë
Eksperti i mjekësisë ligjore, Marek Gasior foli për tri raportet e tij lidhur me tri viktima e që për dy prej tyre ai tha se kanë pasur prerje me mjete të prehtë në pjesën e fytit.
Ai tha se në vendin ku janë gjetur këto viktima, ka informacion se ishte gjetur edhe një kosë.
“Nga informacioni që ne kemi marrë, arkeologu në atë vend ku janë gjetur pacientët, një kosë është gjetur aty”, tha ai.
Ai nga prokurorja Eva Wyler u pyet se lëndimet e konstatuar a mund të jenë shkaktuar nga kjo kosë.
“Plagët e gjetura dhe konstatuara gjatë autopsisë janë”, u përgjigj dëshmitari.
Ai u pyet se këto plagë a mund të jenë shkaktuar nga një person ku më pas u përgjigj me “ndoshta”.
“Që kosa të presë vertebrën e tretë cervikale, që ta pres atë, ajo duhet të tërhiqet mbrapshtë, duke u kthyer pra. Më shumë gjasa këtë veprim duhet ta kenë bërë më shumë se një person”, tha Gasior më pastaj.
Fillimisht prokurorja Eva Wyler lexoi pjesë nga raporti i dëshmitarit e përkatësisht përshkrime të aktekspertizës.
“Në pikën 1 ju thoni: Aspekt anterior i vertebrës së tretë cervikale thoni që ka gjithashtu edhe prerje të orientuara në mënyrë tërthore”, tha prokurorja.
Ndërsa në raportin për viktimën e dytë, prokurorja thotë se sipas dëshmitarit ai kishte prerje të mprehtë ngjashëm si rasti i paraprak.
“Aspekti anterior i vertebrës cervikale numër 3, prerje e prehtë e orientuar dhe thoni gjithashtu si incizionet në corpusverte janë deri në disa milimetra të thella”
Më pas, prokurorja pyeti dëshmitarin se a pajtohet që të dy viktimat kanë pësuar të njëjtin lloj dëmtimi. Andaj, Ann Rowan që përfaqëson Kadri Veselin tha se është pyetje sugjestionuese. Si rrjedhojë, kryegjyqtari e urdhëroi prokuroren që të bëjë pyetje tjetër.
Rowan kundërshtoi serish pyetjet e prokurores si orientuese pasi ajo pyeti se a pajtohet që në t dy fotografitë ka prerje të ngjashme.
Prokurorja i prezantoi dëshmitarit dy fotografi ttë tjera dhe kërkoi t’i tregoj se çfarë përshkruajnë ato.
“Këto fotografi tregojnë vertebrën cervikale. Tek pjesa e brendshme kemi një traumë përmes një objekti të prehtë. Kjo është pjesa anteriore e pjesës frontale të vertebrës”, tha Gasior.
Ai tha se ky përshkrim vlen për të dy rastet apo më saktësisht dy pacientët për të cilët ka shkruar raport.
“Përshkrimi që dhashë është i zbatueshëm për të dy pacientët”, tha Gasior.
Për një vikamë tjetër e që për nga radha ishte e para për të cilën dëshmitari u pyet, Gasior tha se plumbi i ka kaluar afër vertebrës së tretë lumbare.
“Plumbi ka kaluar afër vertebrës se tretë lumbare ngjitur me pjesën abdominale të aortës. Ky plumb me valë shoku që e ka shoqëruar, shkakton dëmtim në pjesën abdominale të aortës dhe krijon gjithashtu rrjedhjen e gjakut të pacientit.
Si rrjedhojë, ai shënjoi me një shigjetë vertebrën e tretë lumbare.
Ndryshe gjatë seancës, Mbrojtja e Veselit, e përfaqësuar nga avokatja Ann Rowan foli lidhur me kohën e planifikuar për marrjen e dëshmisë së këtij dëshmitari.
Ajo tha se ka një ndryshim shumë të madh për kohën që e kanë vlerësuar për të marrë në pyetje dëshmitarin, por ajo shtoi se dëshiron ta bëjë të qartë se çfarë ka ndodhur.
Rowan tha se fillimisht prokuroria kishte propozuar 297 dokumente dhe përveç tyre bëhej fjalë edhe për 75 dokumente të tjera shtesë.
Avokatja tha se e kanë marrë parasysh këtë numër të konsiderueshëm dhe prandaj i kanë bërë përllogaritjet në atë formë.
Ndërsa të premten pas orarit, Rowan tha se kanë marrë një shënim përgatitor me një listë prej 65 dokumentesh. Ajo tha se nuk e dinin që ZPS-ja do të bënte kët5ë shkurtim të konsiderueshëm të numrit të dokumenteve që kishte përgatitur.
“ZPS-ja nuk na ka njoftuar përpara të premtes si dhe nuk na ka njoftuar përmes mënyrave të tjera e që do të shkurtonin në mënyrë kaq drastike dokumentet që do përdorën me këtë dëshmia. Në qoftë se do të kishim pasur njoftim me kohë nga Prokuroria për zvogëlimin e numrit të dokumenteve dhe ne do të kishim pasur mundësinë që të bënim rregullimet përkatëse sa i takon kohës të dëshmitarit”, tha Roan.
Si rrjedhojë, prokurori James Pace tha se ky është keqinterpretim i procesverbalit pasi me 8 janar mbrojtja e Veselit ka shkurtuar numrin e orëve për pyetjet e saj ndaj këtij dëshmitari nga pesë në tre orë.ë
Kryegjyqtari nuk vazhdoi diskutimin dhe kërkoi që në sallë të vijë dëshmitari dhe të vazhdohet më pas me dëshminë e tij.
Eksperti mjeko-ligjor, Marek Gasior nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 117-të, Marek Gasior, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ky dëshmitar është duke dëshmuar si ekspert mjeko-ligjor dhe se i njëjti ka dëshmuar edhe në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.
Ai pohoi se raporti që ka përgatitur ai në këtë çështje pasqyron atë që do të thoshte sot në sallën e gjyqit.
“Autopsia është kryer për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së pacientit. Ky raport flet për lëndimet që janë evidentuar në kufomë dhe në këtë raport është dhënë shkaku i vdekjes”, tha ai.
Ai shtroi se këtë raport e ka përgatitur në bazë të autopsive.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë vetëm sot. Ai tha se prokuroria ka parashtruar se i duhen rreth dy orë për pyetjet ndërsa mbrojtja e të akuzuarve rreth një orë e 20 minuta për kundërpytje.
Të gjithë të akuzuarit ishin të pranishëm në sallën e gjyqit sot dhe vlen të theksohet se në fillim, një pjesë e konsiderueshme e seancës ishte private.
Veç kësaj, në prova materiale u pranuan akt-ekspertiza së bashku me raportin e përgatitur nga dëshmitari e po ashtu edhe letra me udhëzimet e ZPS-së të cilat u klasifikuan si konfidenciale.