Aksident në rrugën Gjilan- Prishtinë, gjashtë persona të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar pas një aksidenti të hënën në mes dy veturave në hyrje të fshatit Parallovë, në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij nga ky aksident njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë dhe i njëjti është dërguar për trajtim në Prishtinë.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit mes dy veturave civile. Një person i lënduar pak më rëndë është dërguar në Prishtinë, pjesa tjetër, pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë liruar në shtëpi”- ka thënë Hashani. /21Media

Back to top button