Gruaja në Veri raporton se partneri i saj ia ka marrë dokumentet personale asaj dhe vajzës së tyre

Në Mitrovicë të Veriut, një grua ka raportuar se më 2 mars ka vërejtur se në çantën e saj mungojnë dokumentet personale të saj dhe të fëmijës.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari është personi që ka bashkëjetuar me ankuesen e me të cilën kanë edhe një vajzë bashkë.

“Ankuesja kosovare me 02.03.2025 ka raportuar se me datën e cekur i dyshuari kosovar me të cilën kanë bashkëjetuar më herët dhe kanë një vajzë, ka vërejtur se në çantën e saj, mungojnë dokumentet personale të vajzës dhe ankueses, një kartelë bankare dhe pasaportat e tyre. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë. /21Media

Back to top button