Mungesa e fushatës informuese në media për votuesit

KQZ-ja nuk arriti të nënshkruajë kontrata për prodhim të video dhe radio spoteve

Mungesa e një fushate të duhur informuese dhe edukuese për votuesit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkaktoi vështirësi tek qytetarët gjatë votimit, vlerësojnë njohës të procesit zgjedhor. Sipas tyre, KQZ-ja nuk ka qenë transparente rreth këtij procesi. Në KQZ, ndërkaq thonë se ky institucion ka shfrytëzuar kanale e mjete e ndryshme për informimin e qytetarëve por që nuk ka arritur të nënshkruaj kontrata për prodhim të video dhe radio spoteve dhe për transmetimin e tyre në mediat e informimit pa dhënë ndonjë arsye.

Procesi zgjedhor i sivjetmë u karakterizua me një varg problemesh në organizmin e zgjedhjeve ndër të cilat edhe mungesa e një fushate të duhur informuese dhe edukuese për votuesit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

E mungesa e një fushate të tillë erdhi pasi që KQZ-ja nuk arriti të nënshkruajë kontrata për prodhim të video dhe radio spoteve dhe për transmetimin e tyre në media.

Sipas KQZ-së, për projektin e informimit dhe edukimin e votuesve, kanë qenë të iniciuara 4 procedura të prokurimit për prodhimin e video dhe radio spoteve: transmetimin e video dhe radio spoteve në televizione dhe radio; dizajnin, shtypin, prodhimin dhe realizimin e aktiviteteve për Edukim dhe Informim si dhe shfaqjen e materialeve ne LED Ekrane. Por dy aktivitetet e para nuk rezultuan me kontrata.

Procedurat e prokurimit nga njësia e kërkesës:
• Prodhimi i video dhe radio spoteve
• Transmetimi i video dhe radio spoteve në televizione dhe radio
• Dizajni, shtypi, prodhimi dhe realizimi i aktiviteteve për Edukim dhe Informim
• Shfaqja e materialeve ne LED Ekrane

Me gjithë këtë në KQZ thonë se kanë shfrytëzuar kanale dhe mjete të ndryshme informimi sa i përket fushatës informuese të qytetarëve rreth procesit zgjedhor.

“Përveç ëeb faqes se KQZ-së rrjeteve sociale bashkëpunimit me televizionin publik në të cilin janë transmetuar videspote pa pagesë kqz edhe me media tjera ka pasur bashkëpunim që janë shfaqur info të kqz lidhur me periudha te ndryshme zgjedhore. Gati ne çdo media kemi pasur prezencat infove nga ana e KQZ lidhur me periudhat e ndryshme zgjedhore sa i përket videospoteve Televezioni Publik edhe në bazë të ligjit ofron hapësirë për KQZ për te transmetuar pa pagese spote ne media tjera kane prezantuar info të KQZ. Gjitha periudhat procesit zgjedhor nga ane KQZ janë transmetuar ne media varësisht se cila ka pasur interes. Ne mënyrë te rregullt KQZ ka dërguar njoftime te ndryshme …me aq sa kam pa info e KQZ kane qenë prezentë në te gjitha mediat”.

Në institutin Demokratik të Kosovës vlerësojnë se mungesa e një fushate të duhur informuese dhe vetëdijësuese shkaktoi telashe për votuesit gjatë procesit të votimit nëpër qendra. Sipas Vullnet Bugaqku KQZ-ja do të duhej të ishte me e përgatitur në këtë drejtim.

“Nuk ka pas fushate te duhur informuese ka pasur disa video ose reklame qe ka shpërnda KQZ ne disa media dhe ëeb faqe të saj por ato kane qenë të pamjaftueshme dhe si pasojë e kësaj ka rrjedhur që numër i madh i qytetarëve ia kane huqur qendrave te votimit adresave këto është dashur KQZ vazhdimisht para zgjedhjeve të nis fushate vetëdijesuese informuese për qytetarët dhe t’i informojnë saktë qytetarët për qendrat votimit dhe mënyrën votimi dhe për këtë kane ndodhur kjo huqje…tek ne ditën e zgjedhjeve janë informuar për ndërrimin e qendrave të votimit. Është dashur një fushate me shume qe nga dita e shpalljes se zgjedhjeve nga presidentja është dashur te nis fushata e informimit- vetëdijesimit se si votohet ku votohet te informohen me kohë”, tha Bugaqku për rtv21.

Duke komentuar mungesën e një fushate informuese për qytetarët rreth procesit zgjedhor, ish-anëtari i KQZ-së Fadil Maloku, thotë se KQZ-ja po dëshmohet si një institucion jotransparent dhe i papërgjegjshëm.

“Sivjet zgjedhjet janë bërë për katër vite KQZ-ja për katër vite mbi 50 muaj marrin paga të majme anëtarët dhe sekretariati kanë pasur 5 muj te përgatiten për zgjedhjet edhe trajnimi i komisionarëve është bërë ditën e fundit kjo është papërgjegjësi totale duhet te reflektojë presidentja meqë ka kompetencë., Ky është një defekt defekti tjetër është vonesa nuk ka transparencë llogaridhënie s’ka përgjegjësi”, tha Maloku.

Në KQZ ndërkaq thonë se të gjitha aktivitetet për fushatën informuese janë shpallur përmes procedurës se hapur në E-prokurim, derisa shtojnë se pas përmbylljes së procesit zgjedhor do të shikojnë për mangësitë në informim të votuesve.

“KQZ në mbarim të procesit zgjedhor analizon këtë aspekt çështjet si ka rrjedh informimi publik dhe të shikohen mundësitë të bëhen përmirësime për procese te ardhshme dhe dalim me rekomandime konkret nëse fushata. duhet të ketë më shumë prezence te KQZ-së”, tha Elezi për rtv21.

Nga 2 milionë e 75 mije e 868 votues të regjistruar, në zgjedhjet e 9 shkurtit kanë votuar 966 mijë e 283 qytetarë, apo 46.54%. por a ka mundur të jetë ky numër më i lartë nëse do të kishte një fushatë të njëmend informuese për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje?/RTV21/21Media

Back to top button