Arrestohet një zyrtar i stafit civil policor për ngacmim seksual ndaj një të miture

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar sot një zyrtar të stafit civil pa autorizime policore nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual” ndaj një të miture.
Punonjësi civil dyshohej se ishte përfshirë si i dyshuar në këtë rast dhe IPK-ja ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore në koordinim Prokurorinë Themelore Prizren.
Bazuar në hetimin preliminar dyshohet se punonjësi tashmë i arrestuar, për një periudhë dy javore ka ushtruar ngacmim seksual ndaj viktimës së mitur të gjinisë femërore në afërsi të objektit shkollor kur viktima i ndjekë mësimet.
I dyshuari, me vendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren dërgohet në mbajtje për 48 orë përderisa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij.