Zyrtari i DASH-it zhvilloi bisedë telefonike me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka zhvilluar bisede telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, biseda u fokusua në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

“Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button