Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku: Kurti le ta dëshmojë se a i ka votat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi partia e tij dha votën pro Nenad Rashiqit, që mundësoi edhe zgjedhjen e tij si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke thënë se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka hapur rrugë për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë dhe për konstituimin e Kuvendit.

Abidxhiku ka deklaruar rruga për formimin e Qeverisë tashë është e hapur dhe se është koha që Albin Kurti dhe Vetëvendosja të dëshmojnë nëse i kanë votat.

“LDK-ja vlerëson se mbajtja e vendit të bllokuar për më shumë se pesë muaj, për një pozitë tërësisht formale dhe të parëndësishme, ka qenë akt i papërgjegjshëm, që ka dëmtuar interesin e Republikës. E vetëdijshme se debati i paqenë mbi Listën Serbe dhe veton e saj në procesin e konstituimit të kuvendit, ishte kthyer në temë elektorale, LDK-ja vendosi ta largojë këtë çështje nga axhenda politike dhe institucionale, duke i hapur rrugë procesit kushtetues dhe institucional të vendit”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, me këtë veprim, u zhbllokua procesi për themelimin e institucioneve të reja, si dhe “u parandaluan shkeljet e reja kushtetuese të Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, përfshirë uzurpimin e institucioneve nga një qeveri pa legjitimitet dhe pa autorizime ligjore e kushtetuese”.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button