Krasniqi: Nisma do të fitojë më shumë së 6 deputetë

Nisma Socialdemokrate është shprehur e gatshme që të hyjë në garë zgjedhore duke synuar që të fitojë më shumë se gjashtë deputetë në Kuvend. Kandidatja për deputete e Nismës, Arbërëshë Krasniqi, tha për RTV21 se po marrin mbështetje qytetare si brenda Kosovës ashtu dhe nga diaspora. Bëri të ditur se në Kuvend do të bashkëpunojnë me PDK-në.
“Unë jam e bindur se Nisma do të ketë më shumë se 6 deputë në Kuvendin e Kosovës. Kemi mbështejte të qytetarëve anëkënd Kosovës, por edhe të diasporës. Këta 6 deputë e më shumë të cilët do të jemi në Kuvendin e Kosovës, pashmangshëm do të kemi bashkëpunim me PDK-në.”, tha Krasniqi./RTV21