Kaloni te përmbajtja kryesore

“Po të isha deputet”, Tahiri flet për bllokadën dhe gabimet e opozitës

(Lajm i përditësuar)


“Po të isha deputet”, Tahiri flet për bllokadën dhe gabimet e opozitës

Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 ka komentuar situatën politike dhe performancën e opozitës, duke thënë se një pjesë e gabimeve të mëparshme kanë qenë përgjegjësi e tyre dhe jo e Kurtit. Ai shtoi se nëse do të ishte deputet, disa prej vendimeve të mëparshme nuk do të ndodhnin.

“Unë mendoj që opozita do t’i ketë 61 vota. Nëse pozita dhe opozita fillojnë të luajnë lojën njëri-tjetrit, atëherë faji nuk është te Kurti, por te ne. Kemi dështuar edhe herën e parë, por nëse do të isha deputet, kjo nuk do të ndodhte; do ta kisha votuar herën e dytë. Nga ajri, e shihja strategjinë e Kurtit,” tha Tahiri, ndër të tjera.


Tahiri zotohet: Nëse fitoj, do të nis diskutimin për tërheqjen e trustit

Tahiri paralajmëron ndryshime: Energjia më lirë, investimet nga diaspora pa TVSH

Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për vendimet e saj në sektorin e teknologjisë dhe pagave, duke theksuar se qytetarët janë dëmtuar.

Ai gjithashtu prezantoi programin e AAK-së për investime, tatime dhe zhvillimin ekonomik, duke premtuar masa konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe rinisë.

“Po çfarë ka bërë Kurti? Me një status në Facebook u lavdërua se si Kosova ka arritur suksese në teknologji, por e dini çfarë bëri me njerëzit e parë? Ua zvogëloi rrogat inxhinierëve dhe specialistëve të teknologjisë informative,” tha Tahiri.

Ai theksoi se AAK-ja me programin e tyre do të rrisè pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ka përcaktuar qartë pagat minimale në programin e saj.

“Ne i kemi dyfishuar pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Fati ynë është që dimë ku kemi gabuar; paga mesatare është e përcaktuar në program dhe është e kalkuluar. Paga minimale do të jetë 500 euro, ndërsa mesatarja do të jetë 1100 euro. Do të bëjmë gjithashtu zvogëlim të kostos së energjisë. Dhe nëse bëhem deputet, është zotim publik që do të nis diskutime për tërheqjen e një pjese të taksave,” shtoi ai.

Tahiri foli edhe për investitorët dhe diasporën.

“Ne zotohen në programin tonë se do të kemi zero tatim për investime nga diaspora, dhe investitorët që vijnë nga diaspora për hapjen e bizneseve do të jenë të liruar nga TVSH-ja për pesë vjet,” tha ai.

Duke folur për perceptimet e qytetarëve rreth diasporës, Tahiri theksoi:

“Njerëzit këtu mendojnë se ata në diasporë po kënaqen, por e vërteta është ndryshe. Ata kanë sigurim shëndetësor dhe shkolla të mira, por jeta nuk është e lehtë. Ne duhet t’ua tregojmë këtë realitet rinisë tonë,” përfundoi Tahiri.


Tahiri: VV do të ketë rezultat të dobët, më 28 dhjetor do të befasohet

Besnik Tahiri nga AAK-ja në ”Clcik” të RTV21 ka shprehur pritshmëritë e tij për rezultatet e ardhshme zgjedhore, duke parashikuar një performancë të dobët për Vetëvendosjen.

Ai tha se qytetarët janë të zhgënjyer dhe se opozita ka mundësi të shfrytëzojë situatën për të rritur mbështetjen e saj.

“Unë pres një rezultat të dobët të VV-së. Pres me u befasu ata shumë, nga një ngritje e tre partive opozitare, dhe pres një dalje të madhe. Shumë njerëz më thonë se nuk do të dalin, sepse janë të dëshpëruar,” tha Tahiri.

Ai tutje ka shtuar se ”Ne i kemi votat tona qysh me ia dhënë VV-se, ne do të punojmë, pres nje rezultat i pres mi 61 vota te opozta”.


Tahiri: Me vetëm shtatë deputetë, kemi qenë ndër më aktivët në Kuvend

Besnik Tahiri  në ”Click” të RTV21 ka vlerësuar angazhimin e Grupit Parlamentar gjatë mandatit të kaluar, duke theksuar se pavarësisht numrit të vogël të deputetëve, kanë pasur iniciativa konkrete dhe veprim opozitar të vazhdueshëm brenda Kuvendit të Kosovës.

“Ne kemi qenë shtatë deputetë. Nëse e shihni performancën tonë në Kuvend, kemi pasur iniciativa dhe edhe protesta brenda sallës. Kam qenë deputeti më aktiv, por më vjen keq që nuk kemi arritur ta organizojmë asnjë protestë,” tha Tahiri.


Tahiri-qytetarëve: Mos bini pre e gënjeshtrave

Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës kanë qenë si pasojë e zhvillimeve në veri të vendit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e, siç i quajti ai, keqinterpretimit të fakteve dhe lavdërimeve të pabazuara nga pushteti.

“Mos bini pre e gënjeshtrave. Masat që janë vendosur ndaj Kosovës janë vendosur për shkak të asaj që ka ndodhur në veri, sepse në zyrën e kryetarit ka hyrë dikush që i ka marrë vetëm 12 vota,” tha Tahiri.

Ai shtoi se largimi i masave po paraqitet gabimisht si sukses i qeverisë aktuale.

“Lavdërohen me çështje që nuk kanë të bëjnë me ta. Masat janë larguar sepse tashmë në veri nuk janë kryetarët që kanë pasur nga 10 vota,” theksoi Tahiri.


‘Prapaskenat politike”, Tahiri: Opozita gaboi qeveria duhej të formohej në maj

Besnik Tahiri nga AAK-ja në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se problemi kryesor në skenën politike ka qenë mungesa e gatishmërisë së opozitës për të vepruar në kohën e duhur. Ai tha se shumica e deputetëve shqiptarë i përkasin opozitës dhe se kjo duhej të ishte shfrytëzuar për formimin e një qeverie të re, duke pranuar se janë bërë gabime që nuk duhet të përsëriten.

“Problemi substancial është te opozita, sepse nuk ka pasur gatishmëri. Unë mendoj se 61 deputetë shqiptarë janë të opozitës. Nëse shumica është te opozita, atëherë është dashur të arrihet marrëveshje për një qeveri,” tha Tahiri.

Ai shtoi se qeveria e opozitës duhej të ishte formuar muaj më parë.

“Qeveria e opozitës është dashur të formohej në muajin maj. Kurti vetëm e ka joshur LDK-në me letra dhe Nismën, jo për t’i marrë në qeverinë e tij, por me oferta qesharake. Në këto rrethana ne është dashur të reagonim. Kemi gabuar dhe nuk duhet të gabojmë më,” theksoi Tahiri.


Tahiri: Qeveria Kurti dështoi, krim energjetik dhe asnjë ndryshim

Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti, duke e akuzuar për dështime në sektorin e energjisë, mungesë reformash reale dhe keqinterpretim të vendimeve për pagat.

Tutje Tahiri tha se qytetarët kanë votuar me bindjen se do të ketë ndryshim, por sipas tij, ky ndryshim nuk është realizuar.

“Regjion i krimit energjetik – atë ditë që Kurti e ka marrë detyrën, pas një jave nuk ka pasur prodhim në KEK,” tha Tahiri, ndër të tjera.

Ai shtoi se pritjet e qytetarëve kanë qenë të mëdha, por janë zhgënjyer nga realiteti qeverisës.

“Qytetarët kanë votuar me bindje se do të ketë ndryshim, por ndryshimi nuk ka ndodhur,” theksoi Tahiri.

Tahiri reagoi edhe ndaj akuzave për rritjen e pagave, duke sqaruar se vendimet e marra nga qeveritë e mëhershme kanë pasur për qëllim forcimin e sistemit të drejtësisë.

“Na akuzojnë se ne  i kemi rritur pagat për t’i blerë kravatat, por ne jemi ata që i kemi rritur pagat e prokurorëve,” tha ai.


Tahiri: Vendosa të hyj sërish në garë, AAK ka listën më të mirë ndonjëherë

Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 tregoi arsyet që e shtynë të rikthehet në garën zgjedhore, duke theksuar situatën e rëndë politike në vend dhe raportet e tensionuara me aleatët ndërkombëtarë.

“Vendosa të hyj sërish në garë. Jam në listën më të mirë që AAK-ja e ka pasur ndonjëherë,” tha Besnik Tahiri në emisionin ‘Click’ në RTV21.

Ai shtoi se gjendja aktuale e Kosovës është shqetësuese dhe kërkon përgjegjësi politike.

“Kosova aktualisht është në një situatë që edhe po të na dilte në ëndërr, do të duhej të frikësoheshim – një situatë ku marrëdhëniet me SHBA-në dihet se si janë,” theksoi Tahiri, ndër të tjera./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button