Ymeri: Albin Kurtin e drejton mafia e energjisë elektrike

(Lajm i përditësuar)


Ymeri: Albin Kurtin e drejton mafia e energjisë elektrike

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, në emisionin “Horizonti i Mesditës” të RTV21, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është kukull e mafisë energjetike. Derisa shtoi se mafia e drejton Kurtin.

“Ky është kukull e mafisë, këta tjerët janë kukulla të tij. Mafia e drejton Albin Kurtin, Kurti i drejton këta tjerët por në fakt krejt këta i përgjigjen kësaj kauze. Krejt është me importu sa më shumë energji elektrike gjë që nuk e prish trendin ka unë po themë”, theksoi ajo./21Media


Reduktimet, Ymeri thotë se po shkojmë drejt kolapsit total

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, në emisionin “Horizonti i Mesditës” të RTV21 për reduktimet e energjisë elektrike e mëngjesin e sotëm tha se ZRRE duhet të zgjohet nga gjumi dhe të tregoj se çfarë po ndodh.

“E para e punës, ZRRE-ja duhet të zgjohet nga gjumi dhe të tregoj se çka është duke ndodh, të shohin gjendjen reale. Përndryshe akterët e energjisë elektrike kush prodhon, kush inporton, kush e parasheh, sa ka me importu sa jo që është KOST, janë duke operuar krye në veti, po mendoj që nuk kanë plan jon diçka tjetër”, u shpreh ajo.

Ymeri paralajmëroi kolaps totat të sistemit elektro energjetik.

“Me pak fjalë kjo është anarki e sistemit elektro energjetik, jemi duke shkuar drejt kolapsit total. Unë mendoj se mundet të sanohet, por merremi me plan edhe shohim situatën reale”, tha deputetja e LDK-së./21Media


“Çka është ai…?”, Janina Ymeri për Kurtin

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, në emisionin “Horizonti i Mesditës” të RTV21 për mafinë energjetike ka thënë se tashmë po dalin raporte të Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) për dyshimet rreth bashkëpunimit të kompanisë së Vukomaviq.

“Kjo po shkon në favor të mafisë energjetike, pra të një rrethi tregtarësh që tashmë po dalin edhe nga raportet e mëhershme të KOST-it që ka dyshime mes bashkëpunimi”, deklaroi ajo.

“Nuk po ia heq licensën prej qershorit, unë pres me ia heq licensën qershor-korrik. Ka muaj që kam bërë kërkesë me ia heq licensën EFT-së ose kompanisë Vukamoviq edhe Albin Kurti ka thënë se kush nuk e lufton mafinë energjetike nuk është lider shqiptarë se çka është ai.”/21Media


“Keqpërdorim…”, Janina Ymeri thotë se ZRRE-ja nuk ka plan publik për vitin 2026…

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, në emisionin “Horizonti i Mesditës” të RTV21 ka folur lidhur me gjendjen e sektorit energjetik. Ajo për ZRRE-në tha se e njëjta nuk ka plan publik për vitin 2026.

Ymeri shtoi se çmimet e energjisë elektrike dhe rëniet e blloqeve po ndikojnë tek qytetarët që të paguajn shumë fish.

“Kjo është sëmundje, menaxhimi i sektorit energjetik e që ndikon drejtpërdrejt në ekonomi. Çmimet, rëniet e blloqeve, ne i paguajmë shumë fish, i paguajm në fakturat e energjisë elektrike edhe në çmimet që vinë tutje sepse lidhen me import. Nëse nuk ka rrymë duhet me importu, kur po importojmë ajo po na vie në faktura. ZRRE nuk ka plan për vitin 2026, nuk dinë, nashta ata e dinë por publikisht nuk i e kanë.”, u shpreh ajo.

Për mos transparencën nga ZRRE ajo tha se kjo ndodh për të pasur keqpërdorime./21Media

Back to top button