Rinumërohen mbi 58% e votave, procesi përmbyllet plotësisht në 22 komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 24 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 58% apo 1,500 nga 2,557 vendvotime”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Po ashtu siç bëhet e ditur, procesi është përmbyllur plotësisht në 22 komuna.
Procesi i rinumërimit ka nisur që nga 13 janari.