Haziri: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes një moment historik, e mbështesim

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri tha për RTV21 se partia e tij e mbështet zotimi e Kosovës në Bordin e Paqes. Sipas tij pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes e është një moment historik dhe se për këtë duhet të ketë ratifikim në Kuvend
“Natyrisht që po (e përkrahim). Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes e është një moment historik, rreshtohemi krah shteteve dhe rolit amerikan në veçanti shteteve që luftojnë për paqe në gjithë zonat e konfliktit. Natyrisht për me fuqizu pjesëmarrjen tonë atje dhe statusin që do të definohet në këtë bord vonë patjetër duhet te ketë ratifikim ne kuvend duhet të kalojë nëpër Kuvend” tha Haziri për RTV21./RTV21