Kaloni te përmbajtja kryesore

Pesë të lënduar në një aksident mes dy veturave në rrugën Gjilan-Kamenicë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se njëri nga 5 të lënduarit është transferuar në QKUK për trajtim.

Hashai shtoi se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura

“Sot më 25.05.2026, rreth orës 15:50, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Gjilan Kamenicë në dalje të fshatit Kmetoc. Ndihma e parë , Njësia e Trafikut Rajonal dhe hetuesit e aksidenteve kanë dal në vendngjarje. Nga hetimet e para njoftohemi se në aksident janë të përfshira dy (2) veturave, ku pesë ( 5 ), persona kanë marrë lëndime trupore, të cilët me Ndihmën e Shpejtë janë dërguar në Emergjencen e spitalit Rajonal në Gjilan, ku me pas njeri prej tyre transferohet në QKUK, për trajtim të mëtejmë, ndërsa katër të tjerët lirohen”, tha Hashani.

Ai ka thënë se Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te aksidenti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button