Donjeta Sadiku sot në ring për medalje në Kupën Botërore të Boksit

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të ngjitet sot në ring në kuadër të turneut prestigjioz World Boxing Cup Foz do Iguaçu 2026, që po mbahet në Brazil.
Sadiku do të përballet me polaken Aneta Elżbieta Rygielska në kategorinë deri në 60 kilogramë, në një duel që ka peshë të madhe për sigurimin e medaljes në këtë garë ndërkombëtare.
Synimi i boksieres kosovare mbetet medalja e artë, ndërsa rezultatet nga ky turne janë të rëndësishme edhe për grumbullimin e pikëve drejt kualifikimit në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.